2022-05-30 

Punëtori për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencisë Publike të Punësimit dhe Agjencive Private të Punësimit!
Në datën 5 tetor EYE së bashku me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve organizuan një punëtori në lidhje me raportin e fundit të EYE mbi bashkëpunimin ndërmjet agjencive publike dhe private, ku është diskutuar rreth mundësive të ndryshme të bashkëpunimit për shërbimet e punësimit dhe programeve të tjera aktive si vetë -punësimi, puna praktike dhe subvencionet.
Ne si EYE ishim të lumtur që pamë institucionet publike dhe kompanitë private të bashkohen për të trajtuar këto tema jetike për punësimin e të rinjve dhe ndërmjetësimin në punë.
Së shpejti pritet bashkëpunim shtesë mes palëve të interesuara!






