



Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) është qendra e qeverisë zvicerane që është kompetente për bashkëpunimin ndërkombëtar. SDC është përgjegjëse për zhvillimin e bashkëpunimit me Jugun dhe Lindjen, bashkëpunimin shumëpalësh si dhe për ndihmën humanitare të Zvicrës.
Duke filluar me ndihmën humanitare në vitin 1998, bashkëpunimi i Zvicrës me Kosovën është orientuar gjithnjë e më shumë drejt mbështetjes së proceseve të tranzicionit. Qëllimi i përgjithshëm i programit zviceran është që të jep kontributin ndaj progresit të Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit rajonal dhe evropian, shoqërisë paqësore dhe të bashkuar, duke ofruar qasje gjithëpërfshirëse në shërbimet themelore, sundimin e ligjit dhe ekonominë sociale të tregut.
HELVETAS Swiss Intercooperation është e përkushtuar për një botë të drejtë në të cilën të gjithë meshkujt dhe femrat përcaktojnë orientimin e jetës së tyre me dinjitet dhe siguri, duke shfrytëzuar burimet mjedisore në mënyrë të qëndrueshme. Organizata e pavarur për zhvillim ndodhet në Zvicër dhe mbështet komunitetet dhe individët e varfër dhe të cenueshëm në tridhjetë vende të Afrikës, Azisë, Amerikës Latine dhe Evropës Lindore.
Helvetas është aktive në menaxhim të ujërave dhe infrastrukturë, zhvillim të shkathtësive dhe edukim, ekonomi të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, qeverisje dhe paqe, si dhe në sferën e mjedisit dhe ndryshimit klimatik. Organizata gjithashtu angazhohet në ofrimin e ndihmës në raste emergjente, rindërtimin dhe rehabilitimin, si dhe promovon këshillimet dhe dialogun për politika.
HELVETAS Swiss Intercooperation ka zyrën përfaqësuese në Kosovë, ndërsa për më shumë informata klikoni në vegzën:
Managing Development Associates (MDA) shquhet si lider në industritë e këshillimit të menaxhmentit, marketingut dhe ngritjes së kapaciteteve në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. Me 40 bashkëpunëtorë të përhershëm dhe mbi 30 ekspertë të jashtëm, MDA ka menaxhuar më shumë se 300 projekte të konsulencës dhe ngritjes së kapaciteteve në Kosovë dhe rajon.
Rreth Projektit EYE


