2022-05-30 

Nënshkruhet Marrëveshja e Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe EYE
Sot është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit ndërmjet Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, z. Marjan Dema dhe z. Timothy Sparkman se bashku me Durim Hoxhën, në emër të projektit EYE për funkcionalizimin e Trupave Këshilluese (shpesh të quajtura Borde Industriale) brenda fakulteteve të UP-HP, si dhe krijimin e të rejave në të ardhmen.
Rektori Dema në emër të UP-HP ka ofruar mbështetje të plotë për zhvillimin e mëtutjshëm të këtyre mekanizmave shumë të rëndësishëm për nxitjen e dialogut ndërmjet botës akademike dhe sektorit privat me qëllim të ofrimit sa më efikas të shkathtësive të ofruara nga Fakultetet sipas kërkesës reale të tregut të punës.
Deri më sot janë krijuar 6 TK të tilla me mbështetjen e EYE. Ndërkohë edhe 3 TK të reja së fundi janë krijuar pavarësisht ndihmës nga EYE duke iu referuar suksesit të arritur nga ato të cilat janë krijuar më herët.
Prandaj me anë të kësaj marrëveshje EYE dhe UP-HP synojnë të vazhdojnë bashkëpunimin që të zhvillohet tutje efektiviteti i TK-ve si dhe të nxitet krijimi i Trupave Këshilluese të reja në fakultetet e tjera.






