Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Aktivitetet ndërlidhëse

Përfshirja gjinore dhe sociale

Për EYE, përfshirja gjinore dhe sociale nuk është thjesht një synim për të pasur një numër të barabartë të meshkujve dhe femrave, si dhe të grupeve sociale në të gjitha intervenimet e projekteve ose për t’i trajtuar ata në të njëjtën mënyrë. Përkundrazi, projekti përpiqet të kuptojë më mirë se cilat janë pengesat kryesore institucionale për përfshirje dhe të gjej zgjidhje për të fasilituar ndryshimet transformuese - në sjellje, marrëdhënie, veprime, aktivitete, politika ose praktika të një individi, grupi, komuniteti, organizate ose institucioni .

Për të theksuar përfshirjen gjinore dhe sociale të intervenimeve të EYE, projekti shqyrton nën-grupet në vijm dhe zhvillon masat e duhura:  

  • Çështjet gjinore: më shumë femra të reja janë të prirura të jenë të papuna sesa meshkujt e rinj; shumicën e rasteve qasja në tregun e punës është e kufizuar nga stereotipet si dhe nga mungesa e shërbimeve mbështetëse që ua mundësojnë femrave të shfrytëzojnë në mënyrë të barabartë mundësitë e punësimit. Të paktën 40% e të shënjestruarve janë femra. 

  • Të rinjtë me kualifikim më të ulët (NEET – të papunë, nuk vijojnë shkollën dhe nuk marrin pjesë në trajnime): Qëllimi ynë është gjithashtu që të shënjestrojmë të rinjtë NEET, duke iu siguruar fillimisht qasjen në informacionin që ka të bëjë me mundësitë e punësimit, shkathtësitë e kërkuara dhe institucionet që ofrojnë shkathtësitë e tilla.

  • Komunitetet jo-shumicë: Aplikohen masa specifike për të zgjeruar shtrirjen tek komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe tek serbët dhe komunitetet tjera jo-shumicë në Kosovë

Menaxhimi i njohurive dhe të mësuarit

Menaxhimi i njohurive dhe të mësuarit është nxitësi dhe përcaktuesi kryesor i suksesit. Kjo është një pjesë përbërëse e projektit, që është në përputhshmëri me monitorimin dhe matjen e rezultateve dhe shfrytëzon kombinimin e mjeteve digjitale të komunikimit, kanaleve dhe qasjeve për fasilitimin e dialogut, ngritjen e vetëdijes, si dhe rritjen e pjesëmarrjes dhe angazhimit të një sërë akterësh/partnerësh. 

Monitorimi dhe matja e rezultateve

Projekti Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE) posedon një sistem të qëndrueshëm të monitorimit dhe matjes së rezultateve (MMR) i cili përdoret në planifikimin, projektimin, menaxhimin, rishikimin dhe vlerësimin e intervenimeve, në përputhje me qasjen e Zhvillimit të Sistemit të Tregut (MSD), teksa si direktivë për matjen e rezultateve aplikon standardet e Komitetit të Donatorëve për Zhvillimin e Ndërmarrjeve (DCED).  

Në këtë mënyrë, monitorimi i qëndrueshëm i aktiviteteve të projektit do ta zvogëlojë riskun, do ta mbaj ekipin më të përqendruar dhe do t’i menaxhojë pritshmëritë e akterëve.  Sistemi i MMR-së ia mundëson stafit të nxjerrë dhe raportojë rezultatet në përputhje me praktikat më të mira të matjes së rezultateve.  

Veprimtaria

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë