Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Përshpejtimi i tranzicionit digjital

Gjatë këtyre ditëve, transformimi digjital është bërë një fjalë mjaft popullore, e kjo nënkupton edhe faktin se organizatat gjithnjë e më shumë janë duke krijuar varshmëri nga teknologjia, për të siguruar që ekipet e tyre të funksionojnë në mënyrë efikase. Fuqia punëtore është duke ndryshuar në çdo aspekt, ndërsa punëdhënësit janë duke synuar në mënyrë progresive të angazhojnë më shumë punëtorë që punojnë nga largësia ose punojnës si konsulentë të pavarur. Kjo shumëllojshmëri e tipave të punonjësve që angazhohen nga organizatat nënkupton se kjo ndryshon edhe mënyrën e menaxhimit, komunikimit dhe zhvillimit të organizatave.

Në projektin EYE, investojmë në mënyrë të shënjestruar në tregun e punës, jo vetëm sepse synojmë të nxisim zhvillim dhe lidhshmëri të qëndrueshme në infrastrukturë, por gjithashtu edhe të promovojmë kompanitë digjitale dhe të mbështesim digjitalizimin e mbarë ekonomisë.

Për ta realizuar këtë synim, ne kemi nevojë për një sektor të shkathtë të aftësive trajnuese të kombinuar me shërbime të afta të punësimit, që përqendrohen në një ekonomi gjithnjë e më të digjitalizuar, e cila mban hapin me përshpejtimin e zhvillimeve teknologjike. Aftësia për të ofruar qasje në trajnime përmes digjitalizimit dhe mësimit të kombinuar, duke ofruar trajnim modular dhe investim në qëndrueshmëri afatgjate është me rëndësi jetike.

Ndërsa digjitalizimi në Kosovë gjithnjë e më shumë është duke tërhequr vëmendje, bashkë me këtë platformë avancohen edhe fushat specifike të trajnimeve elektronike (online). Përgjatë viteve, një ndër sektorët në të cilin projekti EYE ka punuar në mënyrë gjithëpërfshirëse është arsimi joformal. Nga TIK dhe BPO (Business Process Outsourcing) e deri tek AAP – kemi mbështetur partnerët e mëdhenj dhe të vegjël, në mënyrë që së bashku të mund të krijojmë një brez të ri të të rinjve me shkathtësi që do të jenë më të përshtatme për nevojat e tregut të punës. Ndërsa kërkesa për trajnime elektronike është në rritje e sipër, jemi duke e riorientuar mbështetjen tonë ndaj shërbimeve digjitale dhe duke punuar në mënyrë proaktive me partnerët tanë për të identifikuar mundësitë.

Rishtazi, përmes ndihmës sonë, në Kosovë është eksportuar kurrikula trajnuese e TIK-ut nga kompania suedeze-ukrainase e TI-së Beetroot dhe aktualisht ajo është duke u ofruar këtu në tërësi përmes mjeteve digjitale. Për ta realizuar këtë, kemi lidhur partneritet me KUTIA, një biznes vendor i cili, krahas listës së gjatë të shërbimeve të tjera të TIK-ut, krijon aplikacione të uebit dhe platforma të tregtisë elektronike. Kemi mbështetur këtë biznes për të krijuar infrastrukturën e nevojshme, në mënyrë që të mundësohet një tranzicion i tërësishëm digjital për t'i ofruar këto trajnime elektronike dhe për të përmirësuar mundësinë e qasjes. Trajnimi elektronik ka tërhequr tashmë vëmendjen e 300 pjesëmarrësve të rinj potencial, ndërsa themeluesit shpresojnë që trajnimet elektronike do t'u ndihmojnë të rinjve që të përshtaten me pandeminë.

Një tjetër ndryshim në punësim dhe ndërmjetësim që EYE është duke e nxitur në Kosovë ka të bëjë me kalimin në shërbimet digjitale të burimeve njerëzore. Kemi mbështetur Kosovajob – një platformë digjitale e ndërmjetësimit për punësim – për të prezantuar një program të ri që kombinon punësimin, orientimin për karrierë dhe informacionin e tregut të punës në një platformë të vetme. Programi quhet SIMBA dhe parashikohet që të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të menaxhuar më mirë punësimin, integrimin e punonjësve të rinj dhe menaxhimin e kontratave – në mënyrë tërësisht digjitale. Tani, SIMBA planifikon jo vetëm që të thjeshtësojë punësimin në Kosovë, por gjithashtu edhe të ndihmojë çdonjërin që të mbrohet përmes mënjanimit të çfarëdo nevoje të rekrutimit në mënyrë personale.

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë