Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Inxhinierët e parë të certifikuar në sektorin e energjisë solare në Kosovë!

Kërcënimi nga ndryshimet klimatike dhe ndotja e ajrit në botë kurrë nuk ka qenë më serioze. Kalimi në energji të pastër dhe të ripërtëritshme është një nga veprimet më domethënëse që mund të ndërmarrim për të zvogëluar ndikimin tonë të karbonit në mjedis. Dielli emeton energji të mjaftueshme në tokë për të plotësuar të gjitha kërkesat tona për energji. E meqenëse çmimi i impianteve për furnizim me energji solare nga viti në vit është në rënie e sipër, shumica mendojnë se e ardhmja e energjisë është ajo solare.

Në Kosovë, prej 365 ditëve 250 janë me diell, që do të thotë se kushtet për të krijuar një infrastrukturë të energjisë solare janë ideale. Mirëpo, mungesa e trajnimit dhe certifikimit në fushën e inxhinierisë solare nënkuptonte që shumë pak biznese me bazë në Kosovë ishin të pajisura me shkathtësi për t’u inkuadruar në tregun e energjisë solare.

Kjo është arsyeja pse EYE ka mbështetur trajnimin dhe certifikimin e grupit të parë të inxhinierëve të certifikuar në Kosovë për projektimin dhe instalimin e paneleve solare fotovoltaike, një teknologji që konverton rrezet e diellit në energji direkte elektrike.

Një ndër bizneset kryesore private vendore që përfituan nga kjo iniciativë është Elen Solar Power. Pesë prej inxhinierëve të tyre – nga gjithsej 18 – u trajnuan dhe u certifikuan nga ana e ekspertëve ndërkombëtarë për projektimin dhe instalimin e paneleve solare.  

Me realizimin e certifikimeve ndërkombëtare, tani kompania është e pajisur me ekspertizën e duhur, që i vë ata në pozitë për të punuar si me projekte lokale ashtu edhe me ato ndërkombëtare. Elen ka vazhduar të ndihmojë bizneset e shumta dhe familjet private që të kalojnë drejt burimeve më të gjelbërta të energjisë dhe të zvogëlojnë ndikimin e tyre të karbonit. Sipas tyre, tregu i energjisë solare në Kosovë është vazhdimisht në rritje e sipër, ndërsa e ardhmja më e gjelbër do të realizohet shumë shpejtë!

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë