Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Hapja e Qendrës së Karrierës në Prizren

Sot së bashku me Znj. Arberie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Z. Mytaher Haskuka, Kryetari I Komunës së Prizrenit, Znj. Fikrije Zymberi, Drejtoreshë e AAAPARr, dhe Z. Aliismet Çoçaj, patëm kënaqësinë të shënojmë përurimin e një qendre të re të karrierës në Qendren e Kompetencës ne Prizren, e bërë e mundur si rezultat i një bashkëpunimi midis AAAPARr dhe projektit EYE.

Kjo qendër e karrierës është një hap i madh për të rinjët e Prizrenit, pasiqë do të këshillohen qindra nxënës të kësaj shkolle profesionale, do të fasilitoj tranzicionin nga shkolla në tregun e punës, si dhe gradualisht do të kontribuojë në adresimin e mospërputhjes së aftësive që është sfida më e madhe për tregun e punës në Kosovë.

Vitet e fundit treguan se tani më shumë se kurrë, orientimi për karrierë është shumë i nevojshëm për të rinjët dhe të rejat e Kosovë. Na duhen më shumë qendra karriere për t'i mësuar nxënësit se si të përshtaten me ndryshimet e tregut, për t’i identifikuar aftësitë e tyre, për të lehtësuar punësimin dhe për t'i pajisur ata me aftësi për të kuptuar më mirë botën e punës.

Vlenë të ceket se kjo qender e karrierës është krijuar përmes investimit nga AAAPARr dhe kontributi i projektit EYE në ngritjen e kapaciteteve profesionale të qendres për ofrimin e shërbimeve cilësore.

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë