Eye Web – Enhancing Youth Employment

Lista e shkollave

 

të AAP-së në Kosovë

Rreth Fushatës së AAP-së

Papunësia e të rinjve në Kosovë është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet shteti ynë. Një nga shkaktarët e shkallës së lartë të papunësisë, sidomos në mesin e të rinjve, është deficiti i madh i kualifikimeve në tregun e punës, që tregon se nuk ka ndonjë strategji të mirëfilltë që e lidhë arsimin profesional me tregun e punës.

Me qëllim të komunikimit më të mirë me grupet e synuara për rëndësinë dhe nevojat e tregut për arsimin profesional, e kemi zhvilluar një fushatë gjithëpërfshirëse mediale me mesazhe komunikimi joshëse dhe premtuese që janë të adaptueshme për kanale të ndryshme të komunikimit dhe thërrasin për veprim.
Të gjitha elementet e fushatës janë të dizajnuara në të njëjtën frymë: logoja e pasqyron estetikisht objektivin e fushatës, ka një dizajn modern dhe rinor që, megjithatë, e komunikon mesazhin qartë.
Me këtë fushatë duam ta shtyjmë përpara idenë e profesionit teknik si profesion ‘cool’ e tërheqës, me shumë perspektivë në të ardhmen. Për më tepër, një profesion i tillë dërgon më shpejt në tregun e punës. Ne besojmë se fushata ka nevojë për një deklaratë të guximshme, që t’i bëjë (prindërit, studentët e tanishëm dhe të ardhshëm dhe politikëbërësit) ta kthejnë kokën dhe të pyesin për të, duke krijuar kështu hapësira për debat.
Më shumë Më pak

Materialet e fushatës